Zoti e ndihmoftë fëmijën!

Autor:Toni Morrison ISBN: 978-99943-0-527-8 Kolana: Gjinia: Nr. faqe: 212Përktheu: Ivana GogaViti i botimit: 2018 Çmimi: 900 Lekë

Një vajzë e re, e cila e quan veten Brajd. Lëkura e saj e zezë me nuancë blu, shkakton çmeritje të njerëzit që e shohin për herë të parë. Por ngjyra e lëkurës së saj është një nga karakteristikat e bukurisë së saj të rrallë. Guximi, vetëbesimi dhe karriera e saj e suksesshme e kanë bërë të lakmueshme. Megjithatë, që sapo lindi, ngjyra e saj e zezë e bëri nënën e saj me lëkurë në ngjyrë të çelët e që nuk ka pranuar kurrë të hyjë në kategorinë e njerëzve me ngjyrë, që t’ia mohojë edhe formën më të thjeshtë të ngrohtësisë e dashurisë së natyrshme të një nëne. Pastaj vijnë me radhë:Bukër, djali të cilin Brajda e dashuron çmendurisht, por që e humbet pas një grindjeje të egër. Reini, një vajzë e vogël e bardhë, me një fëmijëri të hidhur e të dhunshme, të cilën Brajda e njeh rastësisht. Më së fundi vjen Zemra, nëna e Brajdës, së cilës i duhet një e tërë që të arrijë të kuptojë se mënyra se si sillesh me fëmijën tënd, jo vetëm e një rëndësie të pakrahasueshme, por edhe lë gjurmë të pashlyeshme në formimin dhe botën e tyre emocionale. Dhe fëmijët nuk e harrojnë kurrë këtë.

Një roman tejet i zjarrtë dhe provokues, “Zoti e ndihmoftë fëmijën!”, libri i parë i Toni Morrisonit, me ngjarje të vendosura në kohët tona, edhe pse ka në thelbin e tij ndërthurjen e disa jetëve të ndryshme, përcjell një dhe vetëm një mesazh: mënyra e rritjes dhe vuajtjet në fëmijëri, janë vendimtare në formimin ose deformimin e personalitetit të një të rrituri.

Toni Morrison është autore e mbi dhjetë romaneve. Ajo është fituese e çmimit të “Shoqërisë Kombëtare të Kritikëve Letrarë” dhe çmimit “Pulitzer”, kurse në vitin 1993 u nderua me çmimin Nobel në fushën e letërsisë.