KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike4
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë162
- Biografi & Kujtime19
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane48
- Letërsi Europiane201
- Letërsi Hispanoamerikane20
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj43
- Poezi35
- Shkrimtarë Nobelistë17
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë31
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
20
Zoti president
«Ky libër sjell në jetë një ferr në tokë, ku lira është e mundur vetëm përmes arratisjes ose vdekjes». – The New York Times Book Review
«Një roman madhështor, një vepër arti, një vrapim i mundimshëm origjinal dhe kreativ… kapitujt hapës janë të paharrueshëm. Gjysmë shekulli pasi u shkrua, “Zoti president” vijon të mbetet një nga veprat më origjinale të Amerikës Latine. Ajo e ngriti romanin latino-amerikan në nivelin më të lartë». – Mario Vargas Llosa
Në një vend pa emër, një diktator egomaniak përpiqet të zhdukë një kundërshtar politik për të ruajtur pushtetin e vet. Teksa tirania ka lëshuar rrënjë, çdokush është i detyruar të zgjedhë mes kompromisit ose vdekjes. Duke marrë shkas nga jeta nën regjimin e Presidentit Manuel Estrada Cabrera në Guatemalë, ku libri ishte i ndaluar për shumë vite dhe i mbushur me një lirizëm mahnitës, simbolizëm Maya-n dhe autenticitet guatemalas, fituesi i çmimit Nobel Miguel Angel Asturias-i ka krijuar një kryevepër surrealiste, një satirë të mprehtë të totalitarizmit dhe një portret të paarritshëm të terrorit psikologjik.
MIGUEL ÁNGEL ASTURIAS-it (1899-1974) iu akordua Çmimi Nobel për Letërsinë në vitin 1967. Studio juridik në vendin e lindjes, Guatemalë, para se të vijonte studimet në Paris, ku u përball me shkrimet surrealiste të cilat më pas do të influenconin fuqishëm veprën e tij. Kur në vitin 1946 u botua “Zoti President”, Asturias-i ishte një shkrimtar dhe poet i njohur dhe shumë i vlerësuar, jo vetëm në vendin e vet, por edhe në Europë. Romani që përshkruan korrupsionin, intrigat e pushtetit dhe skamjen në të cilën një diktator i paskrupullt detyronte të jetonte popullin e vet, u shkrua përgjatë qëndrimit të shkrimtarit në Paris. Për shkak të implikimeve politike, Asturias-i nuk mundi ta marrë librin me vete kur në 1933-shin u kthye në Guatemale, ku në pushtet ishte diktatori Jorge Ubico. Për këtë arsye, versioni origjinal u botua vetëm pas trembëdhjetë vjetësh.