Botime Dudaj

 

Toni Morrison, një jetë kundër diskriminimit: Letërsia duhet të na rikthejë empatinë

Toni Morrison është fituesja e parë afro-amerikane e çmimit Nobel në letërsi. Nëpërmjet librave të saj, arriti që jo vetëm në Amerikë, por në të gjithë botën, të luftojë diskriminimet racore. ?Romani të çon në vende që nuk i ke parë kurrë, të bën të përjetosh jetë që nuk i ke imagjinuar. Të mundëson të hysh në lëkurën e tjetrit. Besoj se roli i letërsisë duhet të jetë pikërisht ky: të na rikthejë ndjenjën e empatisë?, thotë ajo në një bisedë për letërsinë, librin e fundit që po shkruan dhe misogjeninë.

Në Amerikë keni botuar ?Origjina e të tjerëve?. Kush është tjetri?

Ekziston vetëm një racë: ajo njerëzore. Kemi shpikur tjetrin për një proces që ka kërkuar shfrytëzimin ekonomik, një proces që ka kërkuar një sadizëm të jashtëzakonshëm dhe që sot i shërben Trupit, i cili me politikat e tij po bën që të varfrit e bardhë t?ua nxjerrin inatin zezakëve dhe jo të bardhëve të tjerë që po i shfrytëzojnë.

Racizmi nuk i përket vetëm të bardhëve.

Është një shpikje që i nevojitet sensit tonë për sigurinë dhe përkatësinë. Brenda komunitetit të zezakëve shumë njerëz, mbi të gjitha ata të brezave më të vjetër, arsyetojnë në termat e ngjyrës. Kur isha e re, përdorej letra e bukës për matur nivelin e ?qartësisë?. Disa e konsideronin një element bukurie, për të tjerë ishte e kundërta. Isha tre vjeç kur stërgjyshja ime, e cila e kishte lëkurën shumë të zezë, i tha mamasë duke më parë mua dhe motrat e mia me përçmim: ?Vajzat e tua po kontaminohen?. Ishim ?tjetri? edhe brenda familjes.

Ju shkruani edhe për përgjegjësitë e letërsisë. ?Narrativa jep mundësinë për të qenë tjetri. I huaji.?

Romani të çon në vende që nuk i ke parë kurrë, të bën të përjetosh jetë që nuk i ke imagjinuar. Të mundëson të hysh në lëkurën e tjetrit. Besoj se roli i letërsisë duhet të jetë pikërisht ky: të na rikthejë ndjenjën e empatisë.

Keni thënë për ?New York Times? se punën në shtëpinë botuese Random House, kohë gjatë së cilës botuat librat e shumë personave me ngjyrë, e quani kontribut për çështjen e të drejtave civile.

Personazhe si Angela Davis apo Muhammad Ali do të botoheshin në të njëjtën mënyrë. Por në librat e tyre që u kuruan nga unë, mendoj se kam bërë pyetjet e duhura. Në atë kohë, Angela ishte një yll. Botuesve i interesonte më shumë për imazhin e saj të bukur, ndërsa unë kërkoja të dija se çfarë mendonte në të vërtetë. Kurse Aliut asnjë nuk i tregonte dot se çfarë të bënte. Unë e bëra. Herën e parë që e takova ishin të gjithë burra dhe vetëm unë grua. I bëja pyetje dhe ai i përgjigjej burrit në krahun time. Dy, tre herë e njëjta histori. Pastaj u çova, kryqëzova duart dhe më një ton të egër i thashë: ?Ali, ngrihu dhe hajde flasim bashkë në dhomën tjetër.? Më ndoqi. Prej asaj kohe bëri gjithçka që i thosha. Jam krenare që i kam dokumentuar në libra idetë e tyre. Sepse nga librat nuk mund të çlirohemi as duke i injoruar, janë më therës se mijëra mitingje. Mos ta harrojmë kurrë se gjëja e parë që bënë nazistët ishte djegia e librave. Librat janë armë, që na përkasin përgjithmonë.

Pesëdhjetë vjet nga stina e protestave dhe të drejtave të Martin Luther King, na plan të parë janë ngacmimet seksuale ndaj grave, lëvizja #metoo.

Racizmi edhe mund të tejkalohet, por misogjenia është më e vështirë. Edhe kjo, të paktën në Amerikë, e ka burimin nga skllavëria: gratë si objekte për t?u përdorur.

Racizëm, misogjeni: A mendojnë vërtetë shkrimtarët se mund të sjellin ndryshimin me denoncimet e tyre?

Sigurisht, por shumica nuk e marrin seriozisht këtë përgjegjësi. Letërsia nuk është vetëm argëtim. Duhet të japë kënaqësi, por edhe të frymëzojë. Por sot më duket se të rinjtë kreativë, sidomos ata afroamerikanë, bëjnë gjëra të tjera. shumë pak shkruajnë libra dhe nuk ka shumë libra të bukur. Ndoshta merren me këngë, si Kendrick Lamar. Ai më pëlqen!

Kush është tjetër në listën tuaj?

Colson Whitehead është i zoti, libri i tij i fundit më ka mrekulluar. Edhe “Feel Free” i Zadie Smith është shumë interesant, tregon se si të shkruajmë në mënyrë racionale për ndjenjat. Por është ese, jo një roman.

Si do t’i prezantoheshit lexuesve të rinj?

Si një grua e vjetër që i është gëzuar shumë nderimeve në botë, mbi të gjitha çmimit Nobel. Kur je 87 vjeç gjërat nuk funksionojnë më edhe aq mirë. Por teksa trupi nuk të përgjigjet, mendja fluturon. Libri për të cilin po punoj, më ka përpirë tërësisht dhe kam një ndjesi përrallore. Nga ana tjetër, botuesi do të dijë kur do ta kem gati. Kam shkruar 104 faqe, por për atë nuk janë kurrë mjaftueshëm. Do t?i tregoj librin e fundit të Garcia Marquez, që kishte vetëm 119 faqe dhe shitje shumë të larta. Thuajse e kam mbaruar, vetëm duhet të studioj yjet.

Yjet?

Jam e fiksuar pas tyre. protagonisti i romanit të ri është një djalë 17 vjeçar që dashuron yjet. Ka blerë një teleskop dhe çdo natë shkon në kodër për t’i parë. Njeh yjësitë, por preferon të shpikë të sajat. Një natë, teksa kthehet në shtëpi duke zbritur nëpër kodër, sheh dy policë. Ata shohin një djalë të zezak me një tub poshtë xhaketës. Ata mendojnë se është pushkë, vënë duart te pistoletat… Këtu ndaloj.

Jo, vazhdoni…

Miku im Peter Sellars ma thoshte gjithmonë: “Mos i vrit suspancat?” Libri im është ambientuar në fundin e viteve ’50 dhe është e vërtetë se kam pasur në mendje Trayvon Martin, djalin që u vra sepse kishte vënë kapuçin e xhupit dhe shumë të tjerë afroamerikanë si ai. Menduam se kishim bërë progres krahasuar me 50 vite më parë. Por nuk është kështu. Romani ka një mesazh të saktë: mund t’u mësosh racistëve të ndryshojnë mendje.

Toni Morrison ka fituar çmimin Nobel në vitin 1993. Ajo është autore e 11 romaneve. Kjo intervistë u shqipërua nga Erjon Uka për “Blogu i rërës” në Tiranapost.al

Na shkruani