KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike4
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë162
- Biografi & Kujtime19
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane48
- Letërsi Europiane201
- Letërsi Hispanoamerikane20
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj43
- Poezi35
- Shkrimtarë Nobelistë17
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë31
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
- 20
Në shtëpi
Frenk Moni, një ish-ushtar amerikan në Luftën e Koresë, ku ka përjetuar traumë në front, vraja e së cilës është jo vetëm trupore, kthehet dhe, mes zemërimit dhe ndjenjës së neverisë për veten, përballet me një Amerikë raciste. Vendi që la, shtëpia ku ka jetuar më parë, mund të mos jetë më siç e mban mend ai, por Frenkun e nxjerr nga apatia paralizuese nevoja për të shpëtuar motrën e vogël, që ka pësuar dhunë mjekësore, dhe për ta shpënë në qytezën e shtetit të Xhorxhias, ku janë rritur – një vend të cilin e ka urryer me gjithë zemër. Tek u kthehet kujtimeve të fëmijërisë dhe të luftës – prej të cilave fillon të vërë në dyshim kthjelltësinë e mendjes – Frenku gjen një guxim të pabesueshëm. Ky roman rrëqethës i shkrimtares së madhe amerikane Toni Morrison, na zbulon një njeri në dukje të mposhtur, i cili arrin të gjejë burrërinë, por, në fund, edhe shtëpinë, vendin të cilit i përket.
Toni Morrison ka fituar çmimin “Nobel për Letërsinë” në vitin 1993.it
Shtëpia Botuese “Dudaj” ka sjellë për lexuesin shqiptar librin “Zoti e ndihmoftë fëmijën”.