KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike4
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë162
- Biografi & Kujtime19
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane48
- Letërsi Europiane201
- Letërsi Hispanoamerikane20
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj43
- Poezi35
- Shkrimtarë Nobelistë17
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë31
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
- 20
Vitet
E gjithë fuqia kritike që kërkojmë nga një roman është këtu, në një nga librat më thelbësorë të kohëve tona.
Si ndodh vallë që koha që kemi jetuar bëhet jeta jonë? Kjo është nyja që përpiqet të zgjidhë Annie Ernaux te libri “Vitet”, një afresk autobiografik dhe njëkohësisht kronikë kolektive e botës sonë, që nga koha e pasluftës e deri më sot, një nyje e zgjidhur më së miri përmes shkrirjes së pandashme të zërit të magjishëm individual, me korin e historisë. Annie Ernaux na përshkruan Çlirimin, Algjerinë, mëmësinë, de Gaulle-in, 68-ën, emancipimin e gruas, Mitterrand-in; e më pas përparimin e prodhimit të mallrave, përpjekjet drejt konformizmit, hyrjen e internetit, 11 shtatorin, rizbulimin e kënaqësisë.
Shpalosur përmes përshkrimit të fotografive dhe drekave të ditëve të pushimit, kjo “autobiografi jopersonale” ndërkall edhe ekzistencën tonë në fluksin e një praktike të padëgjuar të kujtesës, me një gjuhë të mprehtë dhe të stërholluar dhe arrin t’ia dalë që “të shpëtojë” një histori brezash, duke lidhur jetën dhe vdekjen, nën dritën verbuese të bukurisë së botës.
ANNIE ERNAUX ka lindur në Lillebonne në 1940 dhe është një nga zërat më autoritarë të mjedisit kulturor francez. E botuar dhe studiuar në gjithë botën, ajo ka shpikur në librat e saj një metodë dhe mundësi të re për të shkruar autobiografinë, duke e transformuar rrëfimin e jetës së vet në një instrument të fuqishëm hetimi social, politik dhe ekzistencial. E konsideruar si një shkrimtare klasike bashkëkohore, ajo është e adhuruar nga breza të tërë lexuesesh dhe lexuesish.
Në 2022 iu akordua Çmimi Nobel për letërsinë.
Nga Shtëpia Botuese Dudaj – libra të tjerë të Annie Ernaux:
“Pasion i thjeshtë”, “Kujtime vajze”, “Vendi i babait”.