KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike4
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë162
- Biografi & Kujtime19
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane48
- Letërsi Europiane201
- Letërsi Hispanoamerikane20
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj43
- Poezi35
- Shkrimtarë Nobelistë17
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë31
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
20
Burri që vëzhgonte gratë
Teksa vala e të nxehtit ka mbërthyer Stokholmin, disa gra gjenden të vrara brutalisht dhe Departamenti i Hetimit Kriminal është larg zbulimit të së vërtetës. Vrasjet kanë karakteristikat e Eduard Hindes, vrasësit serial të burgosur pesëmbëdhjetë vjet më parë, nga psikologu profilizues Sebastian Bergman. Sebastiani kërkon dëshpërimisht të vërë rregull në jetën e tij kaotike. Zbulimi se është babai i një vajze, Vanjës, mund të jetë çelësi i qëndrueshmërisë së shumëdëshiruar. Por, a duhet t’ia tregojë të vërtetën dhe të rrezikojë shkatërrimin e jetës dhe të karrierës së saj? Pas përpjekjesh energjike, me t’u bërë pjesë e hetimit, Sebastiani mëson se vrasjet janë të lidhura me të dhe askush pranë tij nuk është më i sigurt. Përfshirë edhe Vanjën.
Michael Hjorth është një nga producentët më të famshëm në Suedi në fushën e televizionit dhe të filmave. Ai është gjithashtu skenarist i njohur, i cili ka shkruar disa nga episodet e serialit allander të Hening Mankell-it.
Hans Rosenfeldt ka drejtuar disa shfaqje në radio dhe televizion. Është skenaristi më i njohur në Suedi, si dhe autori i serialit The Bridge, i cili transmetohet në më shumë se 170 vende të botës.
“Burri që nuk ishte vrasës” është libri i parë nga Hjorth dhe Rosenfeldt, botuar në shqip nga Botimet Duaj.