Përtej dimrit

Autor:Isabel Allende ISBN: 978-99943-0-624-4 Kolana: Gjinia: , , Nr. faqe: 346Përktheu: Adrian BeshajViti i botimit: 2020 Çmimi: 1200 Lekë

“Donte të shfrytëzonte çdo ditë të veçantë, sepse tashmë ishin të numëruara dhe, me siguri, ishin më pak nga sa shpresonte ajo. Nuk kishte më kohë për të humbur.”

 

Bruklin, në ditët tona. Gjatë një stuhie bore, Riçard Baumasteri, profesor universiteti, i vrazhdë dhe i mbyllur, përplas me makinën e tij atë të Evelinë Ortegës, një grua e re që ka emigruar ilegalisht nga Guatemala. Ai që duket vetëm një aksident i rëndomtë, merr një rrugë krejt tjetër, kur Evelina shkon në shtëpinë e profesorit për të kërkuar ndihmë. I përhumbur, Riçardi i drejtohet fqinjës, të cilën e njeh shumë pak, Luçie Marazit, një grua e pjekur kiliane, por që ka kaluar një jetë të ndërlikuar.

Luçia, Evelina dhe Riçardi, tre njerëz tejet të ndryshëm nga njëri-tjetri, gjenden të përfshirë në një thriller me pasoja të paparashikueshme. Tri fate që Isabel Allende i kryqëzon për t’i dhënë jetë një romani të mahnitshëm dhe shumë aktual mbi emigrimin dhe identitetin amerikan, mundësinë e dytë dhe shpresën se, përtej dimrit, na pret gjithnjë një verë e pakthyeshme.

 

 

Isabel Allende ka lindur në Lima, Peru, në vitin 1942, por ka jetuar në Kili deri më 1973, ku punoi si gazetare. Pas grushtit të shtetit që u organizua nga Pinochet-i, u vendos në Venezuelë dhe më pas në Shtetet e Bashkuara. Me romanin e saj të parë, “Shtëpia e shpirtrave” (1982), u afirmua menjëherë si një nga zërat më të rëndësishëm të narrativës bashkëkohore në gjuhën spanjolle.

Në vitin 2014, Barack Obama e vlerësoi me Medaljen Presidenciale të Lirisë.