Video
Vera e përhershme e Isabel Allendes: Në moshën time është rikthyer stina e dashurisë
“Ka pasione që ndizen si zjarre, derisa fati i mbyt me një të rënë të putrës. Por edhe në këto raste mbeten thëngjij të ngrohtë, që janë gati të digjen sërish sapo gjejnë oksigjenin”.
Historia epike e dashurisë midis vajzës së re Alma Belasko dhe kopshtarit japonez Ikimei: një ngjarje që del përmbi kohën dhe endet lirisht nga Polonia e Luftës së Dytë Botërore në San Franciskon e ditëve tona.
ISABEL ALLENDE ka lindur në Lima, në vitin 1942. Pastaj ka jetuar në Kili, deri në vitin 1973. Pas grushtit të shtetit të Pinochet- it, u vendos në Venezuelë dhe më pas në Shtetet e Bashkuara. Është një nga zërat më të rëndësishëm të narrativës bashkëkohore në gjuhën spanjolle.
Nga Shtëpia Botuese “Dudaj – libra të tjerë të Isabel Allende:
Shtëpia e shpirtrave
Paula
Bija e fatit
Portret në sepje
Ishulli nën det
Vendi im i imagjinuar
Shuma e ditëve
Loja e Riper-it
Fletorja e Majës
Përtej dimrit
Qyteti i shtazëve
Mbretëria e Dragoit të Artë
Pylli i Pigmejve