VIOLETA

Autor:Isabel Allende Kolana: Gjinia: , , Nr. faqe: 388Përktheu: Adrian BeshajViti i botimit: 2023 Çmimi: 1500 Lekë

Isabel Allende ka lindur në Lima më 1942-shin dhe ka jetuar pastaj në Kili deri më 1973-shin. Pas grushtit të Pinochet-it u vendos në Venezuelë dhe, më pas, në Shtetet e Bashkuara. Është një nga zërat më të rëndësishëm të narrativës bashkëkohore në gjuhën spanjolle. Më 2014-ën Barack Obama e vlerësoi me Medaljen Presidenciale të Lirisë.
Violeta lind në një natë të stuhishme të 1920-ës, vajza e parë pas pesë djemsh turbullues. Që në fillim jeta e saj shënohet nga ngjarje të jashtëzakonshme, me jehonën e Luftës së Parë Botërore ende të fortë dhe virusin e gripit spanjoll që zbarkon në brigjet e Kilit pothuajse pikërisht në çastin e lindjes së saj. Falë largpamësisë së babait, familja del shëndoshë e mirë nga kjo krizë vetëm për të përballuar një krizë tjetër kur Depresioni i Madh komprometon stilin elegant të jetës urbane që Violeta kishte njohur deri atëherë. Familja e saj humbet gjithçka dhe është e shtrënguar të tërhiqet në një rajon të largët të vendit, të egër dhe shumë të bukur. Aty vajza arrin moshën madhore dhe njeh mëtuesin e saj të parë…
Violeta i tregon në këto faqe historinë e saj Kamilos, ndërsa kujton vuajtjet shkatërrimtare dashurore, kohët e varfërisë por edhe të pasurisë, zitë e tmerrshme dhe gëzimet e pakufishme. Në sfondin e fateve të tij të mira dhe të këqija, një vend të cilit vetëm me kalimin e kohës Violeta mëson t’ia deshifrojë tronditjet politike dhe sociale. Pikërisht edhe falë kësaj vetëdijeje ndodh shndërrimi i saj me angazhimin në luftën për të drejtat e grave. Një jetë jashtëzakonisht e pasur dhe e gjatë një shekull, që hapet dhe mbyllet me një pandemi.

E treguar përmes syve të një gruaje që jeton një shekull tronditjesh me pasion, vendosmëri dhe ndjenjë humorizmi Isabel Allende na dorëzon edhe një herë një histori epike që entuziazmon dhe emocionon.