Video
E matja kohën me trupin tim. Dhe kuptova se çfarë qe i aftë të bënte, domethënë gjithçka.
Një burrë dhe një grua shkëmbejnë një lidhje të fuqishme klandestine. Ai, i huaj, është i martuar dhe i vështirë për t’u kapur në çdo kohë. E lajmëron me një telefonatë kurdo që i krijohet mundësia për të kaluar kohë së bashku. Takimet që vijojnë janë të shkurtra, me dashurinë që shkëmbejnë mes aktesh torturuese të përndjekura prej parandjenjës së ndarjes. Pastaj ajo e vëzhgon tek ai vishet e largohet…
Kur historia përfundon, burri dhe gruaja ndërpresin plotësisht çdo kontakt. Mbeten si një stampë e shënjuar në trup shenjat e seksit, dashurisë, pritjes. Treguesit e një pasioni të thjeshtë.
Annie Ernaux u lind në Lillebonne, më 1940 dhe është një nga zërat më autoritarë të panoramës kulturore franceze. Librat e saj studiohen dhe botohen në të gjithë botën.