KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike6
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë175
- Biografi & Kujtime21
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane52
- Letërsi Europiane218
- Letërsi Hispanoamerikane21
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj43
- Poezi39
- Shkrimtarë Nobelistë19
- Studime dhe Publicistikë54
- Të tjerë32
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
21
TEZE JULIA DHE KALEMXHIU
Dy biografi simetrike që përzihen dhe ndërthuren, duke vënë përballë botën e përgjakshme të Pedro Kamaços me idealet e Marios, një shkrimtari të ri, duke na zhytur kësisoj brenda një kaleidoskopi shumëngjyrësh dhe të parezistueshëm.
Pedro Kamaçoja, i ashtuquajtur «Balzaku kreol», është një shpikës i çuditshëm dhe jashtëzakonisht pjellor i fabulave melodramatike dhe të përgjakshme që transmetohen në Radio Lima. Gjithkush në qytet pret me padurim “episodet” e fantazisë së tij, të përbëra nga arrestime misterioze, vdekje të fshehta, inceste, gjak dhe pasione.
Paralelisht rrjedh edhe historia e Marios – autobiografike, por heshtazi, duke lënë të kuptohet paksa edhe nga emri i protagonistit – i cili aspiron të bëhet shkrimtar e tërhiqet nga kjo makinë e çuditshme imagjinate. Por edhe atij i duhet të rrëfejë historinë e vet të ndërlikuar: bie në dashuri, pothuajse me një indiferencë platonike, me një teze të ve dhe më të madhe në moshë, me të cilën përfundon në martesë, përpara se të transferohet në Europë dhe të afirmohet si shkrimtar.
Mario Vargas Llosa lindi më 1936 në Arequipa të Perusë. Romanet e tij më të njohura janë: “Qyteti dhe qentë”, “Bisedë në katedrale”, “Pantalemoni dhe vizitorët”, “Teze Julia dhe kalemxhiu”, “Lufta e fundit të botës”, “Historia e Maitës”, “Kush e vrau Palomino Moleron?”, “Orgjia e përjetshme”, “Kohë të këqija” etj. Këto dhe veprat e tjera shkruar prej tij, i dhanë në vitin 2010 Çmimin Nobel për Letërsinë.
Në gjuhën shqipe kanë ardhur nga Shtëpia Botuese Dudaj: “Shtëpia e gjelbër” dhe “Kohë të këqija”. Së shpejti: “Lufta e fundit të botës”.





