KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike4
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë162
- Biografi & Kujtime19
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane48
- Letërsi Europiane201
- Letërsi Hispanoamerikane20
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj43
- Poezi35
- Shkrimtarë Nobelistë17
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë31
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
- 20
Bluz në humbëtirë
Një roman për rritjen e një djaloshi që e merr jetën e vet në dorë, një roman që rrëfen dhe të bën të qeshësh me të madhe.
Maslovi del me dy shishe birre në duar, përshkon sheshin dhe vjen e ulet pranë meje. Për pak kohë rrimë ashtu në heshtje, duke pirrë birrë dhe duke parë qiellin.
– Beson se diku atje lart mund të ketë jetë? – më pyet më në fund.
– Unë nuk besoj se ka jetë këtu poshtë, lëre pastaj atje lart, – ia kthej.
Maslovi psherëtin dhe hesht përsëri.
– Duhet të të shpjegoj planin tim…
M’u desh një çast ta sillja nëpër mend planin idiot të Maslovit. Një aeroplan kalon në copën e qiellit mbi ne. E marr me mend se çfarë ndodh atje lart, mes yjeve, por dhe si ndihesh kur ke marrë rrugën drejt një vendi të panjohur.
– Hë, pra? Si thua ti?
Para se të përgjigjem, e kthej edhe një herë birrën.
– S’di ç’të them tjetër, po ti nuk je në vete.
“Ndihet përvoja e Lappert-it në skenografi: falë një stili kinematografik dhe përshkrimeve koncize e me fjali të shkurtra, arrin ta përshkruajë të gjallë e me plot ngjyra në sytë e lexuesit vendin e vogël në provincë dhe personazhet e veçantë që e popullojnë… dhe melankolia ia lë vendin shpresës, ashtu si në çdo bluz.” – Der Spiegel