KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike4
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë163
- Biografi & Kujtime19
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane48
- Letërsi Europiane206
- Letërsi Hispanoamerikane20
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj43
- Poezi36
- Shkrimtarë Nobelistë18
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë31
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
20
Origjinat shoqërore të diktaturës dhe të demokracisë
Në këtë vepër klasike të historisë së krahasuar dhe të shkencave politike, Barrington Moore, Jr. analizon çështjen se përse disa vende ecën dhe u zhvilluan drejt demokracisë, ndërsa disa të tjera shkuan drejt fashizmit apo diktaturave komuniste. Ai analizon rolin politik që kanë luajtur klasat e larta feudale dhe fshatarësia në shndërrimin e shoqërive thelbësisht agrare në shoqëri të industrializuara.
“Moore-i arrin atë që shumë historianë ëndërrojnë ta bëjnë; ai zbulon të vërteta të përgjithshme në rrethana të veçanta historike. Duke përdorur një numër të madh teorish dhe shpjegimesh, ka mundur të shkruajë një vepër me përmbajtje të thellë e të pasur mbi forcat që kanë shenjuar epokën tonë të trazuar.” – New Republic
“Barrington Moore, Jr., në këtë libër voluminoz dhe tepër të argumentuar, ndërmerr përvijimin e hartës së rrugëve historike nga kanë kaluar kombet më të mëdha të Perëndimit dhe të Lindjes, për të arritur deri në fazën e shoqërive moderne e të industrializuara… Libri i tij është një pikë referimi për historinë e krahasuar dhe një sfidë për studiuesit e të gjitha vendeve, që përpiqen të mësojnë se si arritëm këtu ku jemi sot.” – C. Vann Woodward, Yale Review
“Gjatë gjithë librit gjejmë të pranishme një ndjenjë, e cila është sipërane, e veçantë dhe e përshkuar nga dhuntia më e rrallë, nga ndjenja e thellë për realitetin njerëzor… Ky libër do të ndikojë breza të tërë historianësh të rinj amerikanë dhe do t’I udhëheqë të shqyrtojnë ato problematika që kanë përmbajtje më të madhe.” – New York Times Book Review
Barrington Moore, Jr. është një studiues i nivelit të lartë në Qendrën Kërkimore Ruse në Universitetin e Harvardit. Mes të tjerave, është autor i veprës Analiza mbi shkaqet e mjerimit njerëzor dhe disa propozime si t’i shmangim ato.
Edward Freidman është profesor i shkencave politike në Universitetin e Wisconsin-it dhe autor i veprës Fshati kinez, shteti socialist.
James C. Scott është Eugene Meyer, profesor i shkencave politike në Universitetin e Yale-it dhe, midis librave të tjerë, është autor i veprës Ekonomia morale e fshatarësisë.