KOLANA
Çfarë thotë arkeologjia për popujt indoeuropiane
Libri i Pedro Bosch – Gimperës merret me njërin nga problemet më të ndërlikuara të kërkimeve historike: me prejardhjen dhe formimin e popujve të cilët përmblidhen me emërtimin “indoeuropianë”. Në pjesën e parë autori parashtron me radhë zgjidhjet e dhëna nga historianët, arkeologët, etnologët dhe antropologët.
Pjesa e dytë është një parashtresë e shkëlqyer e gjithçkaje që mund të njohim sot për historinë e botës euroaziatike, që nga mezoliti e deri në epokën e dyndjeve të mëdha gjatë Mesjetës së Vonë. Në këtë mënyrë, problemi indoeuropian na del në një dritë të re, tashmë jo i shkëputur, por i lidhur ngushtë me gjithë historinë e vjetër të botës së lashtë.