Njëqindvjeçari që u hodh nga dritarja dhe u zhduk

Autor:Jonas Jonasson ISBN: 978-9928-176-08-0 Kolana: Gjinia: , , Nr. faqe: 360Përktheu: Margarita Sulaj SkënderiViti i botimit: 2015 Çmimi: 1000 Lekë

Alan Karlsoni mbush njëqind vjeç dhe shtëpia e të moshuarve ku ai banon, vendos t’ia festojë ditëlindjen me bujë, ku do të jenë të pranishëm gjithë autoritetet vendore. Por Alani ka një ide krejt tjetër. Kështu, befas, në një çast, ua mbath këmbëve. Vetëm me pantofla, hap dritaren, e kalon atë dhe shkon në të vetmin vend ku drejtorja e azilit nuk mund ta gjejë: pikërisht në stacionin e autobusit, ndonëse as vetë nuk e di se për ku mund të niset. E ndërsa pret në stacion, takon një shulak të çuditshëm biond, i cili ka besim të plotë se Alanit nuk mund t’i shkojë në mendje të bëjë ndonjë çmenduri. Meqë ka një valixhe të madhe në dorë e nuk mund të hyjë bashkë me të në kabinën e tualetit publik për të kryer nevojat fiziologjike, i kërkon Alanit t’ia ruajë valixhen që të mos ia prekë njeri. Por, ah, s’e kish menduar, i gjori, se sa do t’i kushtonte kjo. Autobusi “nuk di se për ku” po niset ndërkaq…

Alani, që nuk mund ta lërë t’i ikë, teksa dëgjon dhe burinë që po lajmëron nisjen, hipën në autobus dhe, sigurisht, merr me vete edhe valixhen e stërmadhe misterioze. Por nuk e di se ai biondi është një kriminel i rrezikshëm, i gatshëm të bëjë gjithçka për ta marrë sërish valixhen e ta zhdukë plakun nga faqja e dheut. E kështu nis një aventurë tejet interesante, një zinxhir keqkuptimesh me një galeri personazhesh të jashtëzakonshëm.

 

Ky është libri ku mund të ndeshësh një Forrest Gump apo një Mr. Bean të pabesueshëm.

Nëse mendoni që nuk keni shumë kohë, mund t’ia lejoni vetes lirinë e leximit të këtij libri…