KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike4
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë162
- Biografi & Kujtime19
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane48
- Letërsi Europiane201
- Letërsi Hispanoamerikane20
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj43
- Poezi35
- Shkrimtarë Nobelistë17
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë31
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
20
Mashtruesi
“Në botën ku jetojmë, fiksioni ka zëvendësuar realitetin dhe kësisoj personazhet e botës reale nuk na interesojnë. Trilluesit, po”. – Mario Vargas Llosa
Ky është një roman i mahnitshëm pa fiksion dhe i mbingopur me fiksion. Fiksionin nuk e sjell autori; e sjell Enrik Marko, një nëntëdhjetëvjeçar nga Barcelona, i cili e paraqiti veten sikur i kishte mbijetuar Holokaustit, gjersa më 2005 u demaskua, pasi kishte kryesuar vite me radhë shoqatën spanjolle të të mbijetuarve dhe kishte arritur të bëhej hero. Ky rast pati jehonë anembanë botës dhe bëri që Marko të jetë mashtruesi i madh. Tani, në këtë thriller hipnotik, që është gjithashtu një gosti me asortimente të shumta – që nga proza rrëfimtare gjer tek autobiografia, – Javier Cercas e ngujon enigmën e personazhit dhe njëkohësisht futet në shtresat më të thella e më të sikletshme të vetes sonë dhe të së kaluarës sonë të afërt. Si rezultat, ka ardhur ky libër, që bën fjalë jo vetëm për Enrik Markon, po edhe për ty, lexues.
JAVIER CERCAS (Kaseres, 1962) është shkrimtar dhe gazetar spanjoll; vepra e tij është përkthyer në më se tridhjetë gjuhë dhe është vlerësuar me çmime të shumta. Ka marrë edhe dy çmime për tërësinë e veprës së tij: Il Premio Salone Internazionale del Libro di Torino më 2011 dhe Prix Ulysse më 2012.