Atdheu

Autor:Fernando Aramburu ISBN: 978-99943-0-591-9 Kolana: Gjinia: , , , Nr. faqe: 640Përktheu: Bashkim ShehuViti i botimit: 2019 Çmimi: 1500 Lekë

“Një roman thjesht i përkryer… një shembull i letërsisë së madhe.” – La Vanguardia

“Një tension rrëfimi që arrin të mbahet nga fillimi në fund. Një libër i jashtëzakonshëm.”- El Diario Vasco

“Pa asnjë dyshim, një nga romanet më të mira të viteve të fundit.” – ABC

Ditën që ETA njofton se i ka lënë armët, Bitori niset për në varrezë që t’i tregojë varrit të të shoqit, Çatos, vrarë nga terroristët, se ajo ka vendosur të kthehet në fshatin ku kanë banuar. A mund të bashkëjetojë me ata që e ngacmonin para dhe mbas atentatit që i kishte shkatërruar jetën asaj dhe familjes? A do të mund ta mësojë kush ishte njeriu me kapuç që i vrau të shoqin një ditë me shi, duke u kthyer nga puna? Sado që ajo shkon fshehurazi, prania e Bitorit e prish qetësinë e rreme të fshatit, sidomos të komshijes, Mirenit, mikja e saj e ngushtë dikur dhe nëna e Joshe Marit, një terrorist i burgosur për të cilin Bitori ka dyshimet më të tmerrshme. Çfarë

ndodh midis këtyre dy grave? Çfarë ka treguar jeta e bijve dhe e burrave të tyre, aq të lidhur në të kaluarën? Me sfilitjet e fshehura dhe me bindjet e palëkundshme, me plagët dhe me veprimet e guximshme, historia e fuqishme e jetëve të tyre para dhe mbas kraterit që hapi vdekja e Çatos na thotë se, në një komunitet të shkatërruar nga fanatizmi politik, është e pamundur të harrosh dhe është e nevojshme të falësh.

Fernando Aramburu (San Sebastian, 1959) ka mbaruar për filologji hispanike në Universitetin e Saragosës dhe qysh nga viti 1985 banon në Gjermani. Tashmë konsiderohet si një nga prozatorët më të shquar në gjuhën spanjishte, është autor i shumë romaneve, disa nga të cilët kanë marrë çmime prestigjioze në Spanjë. Libri “Atdheu” është romani i tij i përkryer. Një histori e domosdoshme, e guximshme dhe prekëse, që impohet për t’u lexuar nga të gjithë. Një nga librat më të mahnitshëm në letërsinë e sotme spanjolle.