Mbreti i Hajdutëve

Autor:Cornelia Funke ISBN: 9789994300433 Kolana: Nr. faqe: 336Përktheu: Erza CermjaniViti i botimit: 2008 Çmimi: 800 Lekë

Në Venecia, aty ku mes kanalesh të errëta dhe pallatesh të rrënuara mund të gjejë strehë të sigurt kushdo që dëshiron të zhduket, Prosperi dhe Boja, jetimë në arrati, fshihen aty dhe takojnë një bandë djelmoshash, që jetojnë në një kinema të braktisur. Ata i shërbejnë Scipios: inteligjent e misterioz. Ai është mbreti i hajdutëve, që kujdeset duke ta sigurojë mbijetesën shokëve falë vjedhjeve të tij të hatashme. Pa hezituar aspak, Prosperi dhe Boja bëhen pjesë e kësaj familjeje të mrekullueshme, duke u përfshirë në një aventurë që do t’ua ndryshojë njëherë e përgjithmonë jetën e tyre…Bottom of Form