KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike4
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë162
- Biografi & Kujtime19
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane48
- Letërsi Europiane201
- Letërsi Hispanoamerikane20
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj43
- Poezi35
- Shkrimtarë Nobelistë17
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë31
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
- 20
Artemis Fowl (1) Thesari i Popullit
Kush është Artemis Fowl-i? Një gjeni? Natyrisht, përderisa arrin të luajë me teknologjinë ashtu si të tjerët luajnë me ushtarët e vegjël. Një kriminel? Pa dyshim që po: prejardhja e tij nga një plejadë e vjetër dhe e shquar keqbërësish nuk është e rastësishme. Po Artemisi është mbi të gjitha njeriu që ka planifikuar grabitjen më të guximshme dhe origjinale të shekullit: ai ka mundur të shtjerë në dorë arin, që Populli i Vogël e ruan me këmbëngulje prej shumë mijëvjeçarësh. Një betejë që ngjason me një videogame të cilin vetëm një djalosh dymbëdhjetëvjeçar e me një shkallë inteligjence të barabartë me atë të një gjeniu, i pajisur me gjakftohtësinë e James Bond-it dhe me kurajën e Indiana Jones-it është në gjendje ta çojë përpara …
Ky është një tekno-thriller i mahnitshëm dhe ironik, i shkruar me një dozë aspak të papërfillshme magjie të cilën ua ofron lexuesve që janë të gatshëm të ëndërrojnë për të pamundurën.