KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike6
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë175
- Biografi & Kujtime20
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane51
- Letërsi Europiane214
- Letërsi Hispanoamerikane21
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj43
- Poezi38
- Shkrimtarë Nobelistë18
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë32
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
21
Kameliet dimërore
Shqipëri, viti 2025. Lara, një studente gazetarie, italiane, por me prindër shqiptarë, mbërrin në Shqipëri për të intervistuar një burrë që jeton i mbyllur në shtëpinë e tij prej tridhjetë vitesh. Nuk di çfarë e pret dhe nuk e di se ky takim do t’ia ndryshojë jetën.
Shqipëri, viti 1995. Në kaosin që përfshin vendin pas rënies së regjimit komunist, fatet e dy familjeve ndërthuren. Halili dhe gruaja e tij, Rozafa, jetojnë me dhimbjen e pandashme për zhdukjen e vajzës së tyre, Nina, e cila ka humbur pa lënë gjurmë, dhe i vetmi ngushëllim për ta është djali i madh, Uksani. Nga ana tjetër është Zeka, një burrë i dhunshëm që keqtrajton gruan e tij, Odetën, e cila shpesh gjen mbrojtje te djali i tyre, Samiri. Uksani dhe Samiri janë bashkëmoshatarë, miq të ngushtë, me jetën përpara, edhe pse gjallojnë në një tokë pa të ardhme.
Një keqkuptim, një sherr i zakonshëm, dhe Halili, babai i Uksanit, rreh për vdekje Zekën, babanë e Samirit. Kanuni, një ligj i lashtë shqiptar, kërkon shlyerjen e krimit. Samiri detyrohet nga familja të ruajë nderin, të hakmerret për gjakun e derdhur, të vrasë mikun e tij të ngushtë, Uksanin. A do të jetë miqësia mes dy djemve dhe dëshira e tyre për liri më e fortë se hakmarrja? Po Lara, shumë vite më vonë, në të vërtetë kë po shkon të takojë?
“Kameliet dimërore” është historia e një konflikti të thellë mes dy familjesh, të lidhura me sekrete të pathëna dhe një traditë të errët e të lashtë.
Ky libër është rikthimi i fuqishëm i një rrëfimtari që mahniti botën me romanin e tij të parë, “Nesër e përgjithmonë”, gjithashtu në gjuhën shqipe nga Shtëpia Botuese “Dudaj”.
Ermal Meta është këngëtar, autor, poli-instrumentist dhe producent muzikor shqiptar, i natyralizuar italian. Në vitin 2016, ai publikoi albumin e tij të parë solo. Pas tij erdhën edhe shumë të tjerë, turnetë e të cilëve kanë udhëtuar kudo në Itali dhe Europë. Gjatë viteve të fundit ai ka fituar çmime dhe vlerësimet më prestigjioze në fushën e muzikës. Debutimi i tij letrar, “Nesër e përgjithmonë” (La nave di Teseo, 2022), është nominuar për çmimin “Strega” dhe është përkthyer në Francë, Gjermani, Spanjë, Kinë dhe Shqipëri.





