KODI I ILUZIONISTIT

Autor:Camilla LäckbergHenrik Fexeus Kolana: Gjinia: Përktheu: Adrian BeshajNr. faqe: 712Viti i botimit: 2023 Çmimi: 1600 Lekë

Camilla Läckberg është ndër shkrimtarët më të lexuar në botë, me njëzet e nëntë milionë kopje të shitura në gjashtëdhjetë vende. Ka lindur dhe është rritur në Fjelbakë, jeton në Stokholm me të shoqin dhe katër fëmijët.

Henrik Fexeus është një mentalist me famë ndërkombëtare, librat e të cilit, të përkthyer në më shumë se tridhjetë gjuhë, kanë marrë vlerësime të ndryshme dhe kanë shitur më shumë se një milion kopje në botë.

Kur një grua gjendet e vdekur në një arkë druri me trupin të shpuar nga shpata, policia e Stokholmit është e trullosur: e vështirë të kuptosh nëse bëhet fjalë për një numër shpejtësie të përfunduar në tragjedi apo për një ritual të llahtarshëm vrasës. Hetimet i besohen një skuadre special: një grup heterogjen agjentësh të zgjedhur – dhe alergjikë ndaj procedurave institucionale – mes të cilëve spikat për dhunti investigative Mina Dabiri. Pikërisht Mina sugjeron të përfshijnë në çështje Vinsent Valderin, një mentalist të famshëm, njohës të thellë të gjuhës së trupit dhe të botës së iluzionizmit. Së bashku vihen në gjurmët e vrasësit, por personaliteti i të dyve, i shënuar nga raste të vogla dhe të mëdha dhe nga sekrete të parrëfyeshme, e ngatërron ndjekjen, edhe sepse vetë e shkuara e tyre rezulton e lidhur në mënyrë shqetësuese me çështjen. Dhe para se situata të rrokulliset, e vetmja armë në dispozicion të dy hetuesve për ta ndaluar vrasësin të vrasë përsëri është t’u paraprijnë lëvizjeve të tij: vetëm duke e kuptuar në thellësi çmendurinë e tij, në fakt, do të mund t’i japin fund. Në këtë episod të parë, shpërthyes të një serie që është tashmë një fenomen ndërkombëtar, aftësia e jashtëzakonshme e Camilla Läckberg-ut për të rrëmuar në honet e shpirtit njerëzor takon kompetencat psikologjike të njërit prej mentalistëve më të vlerësuar në botë për t’i dhënë jetë një çifti shumë original hetuesish: Mina Dabiri dhe Vinsent Valder, policja mizofobe dhe mentalisti ekspert i mistereve numerike, në luftë kundër një vrasësi të pamëshirshëm serial, dhe kundër demonëve të vet.