Video
“Vendi ku nuk vdiset kurrë” dhe “Dashuri, shpresë, dritë”, sipas botueses Arlinda Dudaj
“Nganjëherë, kur kalon ndonjë vajzë e bukur, nga verandat ku tretet ngadalë dita çohen psherëtima të avullta, më përvëluese se kafeja:
– Pa shih kush po kalon!
– Po tallesh, apo? Mos më thuaj që nuk e di sa herë është qepur e shqepur ajo atje!
Pastaj, me zemra të sfilitura, vijojnë: – Ah, Ingrid, Ingrid! Shalët e tua kaq të bardha, kaq të hijshme, kush t’i shqepi mbrëmë? Eja bukuroshe, eja të jap lekët për t’u riqepur prapë.”
Ornela, silueti që elektrizonte trotuaret me gropa të “Rrugës së Durrësit” dhe xixëllinte mijëra sytë e bordurave përballë Dajtit, rikthehet për të na çuar në vendin ku nuk vdiset kurrë. Ky nuk është një roman, edhe pse quhet i tillë, ky është një amanet i dikujt që nuk vdes kurrë. Jemi në Shqipërinë e pluhurtë dhe të baltë të kohës së diktaturës. Peizazhi i Vorpsit është një territor letrar i shkëlqyer: ekzemplar, metaforik, universal. Me një gjuhë-bisturi, një italishte të adoptuar si shpresë, Omela rrëfen anti-edukimin sentimental të të gjitha grave të gjendura në mes të dhunës dhe vetmisë.