Jo gjithë dritën mund ta shohim

Autor:Anthony Doerr ISBN: 978-9928-176-24-0 Kolana: Gjinia: , , Nr. faqe: 608Përktheu: Margarita Sulaj SkënderiViti i botimit: 2017 Çmimi: 1400 Lekë

Mari Lora jeton me të atin në Paris, jo larg Muzeut të Historisë së Natyrës, ku ai punon si mjeshtër bravandreqës . Në moshën gjashtë vjeçe, ajo humbet shikimin, ndaj dhe babai i ndërton maketin e lagjes së tyre – çdo ndërtesë, çdo rrugë, çdo pemë e çdo kapanxhë pusete – në mënyrë që ajo t’i mësojë përmendësh duke kaluar gishtat sipër tyre dhe pastaj të ecë nëpër rrugët e vërteta me ndihmën e shkopit.

Kur gjermanët pushtojnë Parisin, në qershor 1940, babai dhe e bija largohen për në San Malo, në brigjet e Bretanjës, ku vëllai i gjyshit të Mari Lorës, që vuan nga agorafobia, jeton në një shtëpi të lartë, pranë ledheve mbrojtëse të qytetit, në breg të detit.

Në një botë tjetër, në Gjermani, një djalë jetim, Verneri, rritet së bashku me motrën e tij Jutën në shtëpinë e fëmijëve, që të dy të magjepsur nga një radio primitive që Verneri e gjen diku. Ai bëhet mjeshtër për ndërtimin dhe rregullimin e radiove dhe, falë këtij talenti, siguron një vend në një akademi ushtarake elitë, po me rregulla brutale, ku përfundimisht bëhet një gjurmues shumë i specializuar i Rezistencës. Verneri udhëton deri në skajet më të largëta të Rusisë dhe përfundimisht në San Malo, ku rruga e tij kryqëzohet me atë të Mari-Lorës.

“Anthony Doerr e sheh botën si një shkencëtar, por e ndien si poet. Ai ka informacion rreth gjithçkaje  – për radiot, diamantet, molusqet, lulet, bravat, armët –  por di gjithashtu të shkruajë me fjali po aq të bukura, krijon skena apo pamje aq të jashtëzakonshme, sa ju bën të mendoni përfundimisht ndryshe rreth gjërave të mëdha – dashurisë, frikës, mizorisë, mirësisë dhe aspekteve pafund të zemrës njerëzore. Me shumë befasi dhe guxim nga pikëpamja e strukturës, i pasur në detaje, ky romani i Doerr-it  shijohet aq shumë, sa të bën të mendosh dhe ta humbësh me kënaqësi gjumin  e pastaj të dalësh e t’u kërkosh të gjithë miqve ta lexojnë – tani. “JR Moehringer, autor i “The Tender Bar”

 

ANTHONY DOERR ka lindur dhe është rritur në Kliveland, Ohajo. Ai është autor i përmbledhjeve me tregime “Muri i kujtesës”  dhe “Koleksionisti i gëzhojave”,  i librit me kujtime “Katër stinët në Romë”, si dhe i romaneve  “Për hijeshinë”  dhe “Jo gjithë dritën mund ta shohim”.