KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike4
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë162
- Biografi & Kujtime19
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane48
- Letërsi Europiane201
- Letërsi Hispanoamerikane20
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj43
- Poezi35
- Shkrimtarë Nobelistë17
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë31
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
- 20
Fluturimi i fundit
Brunilda Zllami vjen këtë herë me një libër tronditës, e rritur edhe më si shkrimtare, si një rrëfyese e rrallë në llojin e vet, duke na përcjellë emocione pa fund. Bukuria e këtij libri shfaqet më së shumti në pikturimin e personazheve, kaq të vërteta, sa të duket se i ke njohur ose janë te dhoma tjetër, që lidhen në histori e të rrëmbejnë në një udhëtim marramendës, duke jetuar ditë për ditë me ta, duke u përfshirë fuqishëm dhe duke ndjerë çdo emocion, dhimbje e dashuri të tyre, siç ndodh vetëm me librat e mirë. – Arlinda Dudaj
“Ti duhet të dish se para se të gjykosh dikë, duhet ta njohësh. Askush nuk lind tërësisht i keq apo i mirë, një spektër ngjyrash gjendet brenda secilit prej nesh. Njerëzit kanë mungesa që në një mënyrë të çuditshme mundohen t’i mbushin ashtu siç dinë. Bukuria e një shpirti është ta kuptojë tjetrin në dritëhijet që fshihen pas fasadave me të cilat mbulohet, të dallojë ngjyrat dhe aty ku ka vetëm gri. Bukuria e shpirtit qëndron te pranimi i atyre që ti quan të meta, sepse ato i japin individualitet njeriut. Pranoji të tjerët në të njëjtën mënyrë që do të pranohesh nga ata dhe mos e lër hidhësinë të të helmojë. Jeta është kaq e mundimshme për t’u mbytur në errësirën e shpirtrave të atyre që takon.”
Libra të tjerë nga Brunilda Zllami:
Një tjetër
Dashuri apo urrejtje
Dikur ishim bashkë
Lindur femër
Rruga e trëndafilave
Ëndrra e papërfunduar e një gruaje
Lakmia
Në shpirtin tim bën ftohtë
Ti je e nesërmja
E premte pasdite
Matilda
Labirintet e Medeas
Nuk jam engjëll