Fiziologjia e sportit. Periodizimi i trajnimit

Autor:Dorian Meta ISBN: 978-9928-4675-2-2 Kolana: Nr. faqe: 266Viti i botimit: 2022 Çmimi: 1500 Lekë

Dorian Meta, ka lindur në Tiranë, më 25 gusht 1985. Ka kryer studimet akademike në Universitetin e Mjekësisë në Modena dhe Reggio Emilia në Itali, dhe është specializuar për Traumat dhe Emergjencat. Ka punuar në struktura terciare kirurgjikale traumatologjike dhe urgjencash. Gjithashtu ka qenë pjesë e organizatave të ndryshme europiane për ndihmat humanitare dhe shëndetësore, që operonin në vendet e Afrikës dhe të Lindjes së Mesme. Dorian Meta ka kryer studimet pasuniversitare për Mjekësi Ligjore në Universitetin “La Sapienza” në Romë dhe mban gradën Msc në Psikologji Zhvillimi dhe Edukimi. Aktualisht është pedagog në Departamentin e Edukimit Fizik dhe Sportit pranë Universitetit “Barleti”. Gjithashtu jep kontributin e tij si lektor në Universitetin e Shkencave Mjekësore Teknike në Tiranë, si dhe në Universitetin e Shkencave Mjekësore Teknike në Elbasan.