Elitat politike

Autor:Geraint Parry ISBN: 978-99943-0-161-4 Kolana: Gjinia: Nr. faqe: 222Viti i botimit: 2010Përktheu: Erion Kristo Çmimi: 900 Lekë

Elitat janë parë edhe si mburojë edhe si shkatërrim i demokracisë. Vepra “Elitat politike”, botuar së pari në vitin 1969, është një rishqyrtim i literaturës mbi rolin e elitave në politikë. Në vepër flitet mbi teoricienët e elitës “klasike” – Mosca, Pareto, Michels, Burnham dhe C. Wright Mills – dhe për shumë nga veprat empirike dhe teorike mbi elitat shkruar nga studiuesit e shkencës politike moderne dhe sociologët.

Vepra mëton të qartësojë termat kryesore të ligjërimit mbi elitën, disa prej të cilëve kanë hyrë në fjalorin e politikës së ditës – “elitizëm”, “elitë pushteti”, “establishment”, “konsensus i elitës”, “ligji i hekurt i oligarkisë” dhe “turma”.

Aty zbulohen mënyrat se si përshkrimi i marrëdhënieve të pushtetit mund të ngjyroset pak prej vlerave të studiuesve.

Enkas për këtë botim të klasikëve të ECPR, Profesor Parry ka shtuar një parathënie që paraqet zhvillimet më domethënëse në studimet e shkencës politike mbi elitën.

Geraint Parry ka qenë Profesor në departamentin W. J. M. Mackenzie, ndërsa tani është Profesor Nderi i Qeverisjes në Universitetin e Mançesterit. Kërkimet e tij janë përqendruar në teorinë dhe praktikën demokratike, sociologjinë politike dhe historinë e mendimit politik. Ai është autor i veprës John Locke (1978) dhe në bashkëpunim me G. Moyser dhe N. Day ka shkruar “Pjesëmarrja politike dhe demokracia në Britani” (1992). Ai është kujdesur për botimin e veprave Pjesëmarrja në politikë (1972), Demokracia, konsensusi dhe kontrata sociale (1972, në bashkëpunim me P. Birnbaum dhe J. Lively), Demokracia dhe demokratizimi (1994, në bashkëpunim me M. Moran) dhe Bazat e politikës britanike (1999, në bashkëpunim me I. Holliday dhe A. Gamble). Botimet e tij të kohëve të fundit kanë trajtuar çështje të historisë së marrëdhënieve mes teorisë politike dhe teorisë së edukimit.

Ai është kujdesur për botimin e gazetës së politikës së krahasuar “Qeveria dhe opozita”, dhe ishte ish-President i Shoqatës së Studimeve Politike të Mbretërisë së Bashkuar.

“.. ajo çka e bën të rëndësishëm librin e Parry-t, dhe po aq sa të respektueshëm për sa u përket hollësive, ishte kujdesi i tij ¡ pamasë për larminë e madhe të çështjeve te trajtuara”.

Alan Ryan, “Studimet politike”.

“… përshkrimi që u bën teorive në fjalë është krejt sistematik dhe i përmbledhur, duke treguar se çështë më e vlertë në secilën, dhe shënimet e tij kritike janë të mprehta”.

Steven Lukes, “Shoqëria e re”.