Fizioterapia dhe rehabilitimi

Autor:Dorian Meta ISBN: 978-9928-4675-3-9 Kolana: Viti i botimit: 2022Nr. faqe: 530 Çmimi: 1500 Lekë

Dorian Meta, ka lindur në Tiranë, më 25 gusht 1985. Ka kryer studimet akademike në Universitetin e Mjekësisë në Modena dhe Reggio Emilia në Itali, dhe është specializuar për Traumat dhe Emergjencat. Ka punuar në struktura terciare kirurgjikale traumatologjike dhe urgjencash. Gjithashtu ka qenë pjesë e organizatave të ndryshme europiane për ndihmat humanitare dhe shëndetësore, që operonin në vendet e Afrikës dhe të Lindjes së Mesme. Dorian Meta ka kryer studimet pasuniversitare për Mjekësi Ligjore në Universitetin “La Sapienza” në Romë dhe mban gradën Msc në Psikologji Zhvillimi dhe Edukimi. Aktualisht është pedagog në Departamentin e Edukimit Fizik dhe Sportit pranë Universitetit “Barleti”. Gjithashtu jep kontributin e tij si lektor në Universitetin e Shkencave Mjekësore Teknike në Tiranë, si dhe në Universitetin e Shkencave Mjekësore Teknike në Elbasan.

Ilia Mazniku, ka lindur më 18 nëntor 1943 në Tiranë. Pasi përfundoi Fakultetin e Mjekësisë, në fillimet e karrierës së tij profesionale, punoi si pedagog i lëndëve mjekësore në Institutin e Kulturës Fizike “Vojo Kushi” dhe në Akademinë e Arteve në Tiranë. Nga viti 1971 e në vazhdim punoi si kirurg ortoped në Shërbimin Kombëtar Universitar të Ortopedisë e Traumatologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ai ka qenë pedagog i jashtëm në Katedrën e Anatomisë Normale e më pas në atë të Kirurgjisë Speciale për lëndën e ortopedisë e traumatologjisë lokomotore, për kualifikimin e mjekëve kirurgë e ortopedë.
Në vitet 1988-1991 u emërua Drejtor i Spitalit Nr. 2 (Kirurgjikal). Pas vitit 1991 vazhdoi të punojë si kirurg ortoped në klinikën universitare të ortopedisë e traumatologjisë, ndërkohë është edhe pedagog i lëndës së ortopedisë e traumatologjisë lokomotore dhe kirurgjisë së përgjithshme në Fakultetin e Infermierisë, si dhe në disa universitete jopublike. Ai është autor i dhjetë botimeve akademike; i monografisë “Sëmundjet degjenerative të artikulacionit kokso femoral” dhe i teksteve mësimore për Fakultetet e Mjekësisë, Infermierisë dhe Universitetit të Sportit. Gjithashtu ai ka rreth pesëdhjetë botime në periodikun shkencor mjekësor shqiptar.

d