Busulla e artë

Autor:Philip Pullman ISBN: 978-99943-0-058-7 Kolana: Gjinia: , Nr. faqe: 388Përktheu: Artan MirakaViti i botimit: 2008 Çmimi: 1000 Lekë

Lira Belakua i gëzohet jetës duke bredhur e lirë mes studiueseve në kolegjin Xhordan, me shejtanin e saj gjithmonë përkrah. Por në çastin që dëgjon bisedat e fshehta mbi Pluhurin, një lloj grimce e jashtëzakonshme, ajo gjendet papritmas në zemër të një beteje të tmerrshme – një betejë që e ka zanafillën te Hamësit dhe fëmijët e grabitur, klanet e shtrigave dhe arinjtë me parzmore. Dhe ndërsa nxiton drejt rrezikut në Veriun e largët e të ftohtë, Lirës së vogël nuk i shkon mendja kurrë tek e vërteta tronditëse: fati i saj nuk do të përmbushet kurrë në këtë botë, por përtej saj.

Ky libër ka fituar një sërë çmimesh dhe mbahet si një kryevepër klasike e fantazisë moderne. Philip Pullman-i është gjithashtu edhe fitues i çmimit Astrid Lindgren, çmimi më i madh në botë i letërsisë për fëmijë.

 

 

“Kryevepër… Me të drejtë e përfshin Pullman-in në plejadën e C. S. Lewis dhe Tolkien.” – Smithsonian Magazine