Arti i aktorit

Autor:Richard Boleslavsky ISBN: 978-99943-0-618-3 Kolana: Gjinia: Nr. faqe: 140Përktheu: 978-99943-0-618-3Viti i botimit: 2020 Çmimi: 700 Lekë

Pasi t’i kesh kuptuar emocionet e përgjithshme njerëzore në një rol, si tek Ofelia, ku ti e di se kur dhe nga se dhe pse vjen zemërata, ose mbrojtja, vuajtja, hareja apo pëshpërima, si ta kërkojë rasti, kur gjithçka është e qartë, ti nis të kërkosh një kualitet themelor: lirinë për të shprehur emocionet. Lirinë e pafund, absolute dhe një çlirim tërësor. Kjo liri është edhe thelbi i karakterizimit të emocioneve njëherësh. Kur struktura e brendshme e rolit tënd është studiuar e ndërtuar siç duhet, kur ti e zotëron shfaqjen e saj të jashtme, kur shprehja e mendimeve të karakterit është në akord perfekt me mënyrën e të menduarit të autorit, ji e vëmendshme për të parë gjatë provave se kur dhe ku emocionet rriten e përndizen me vështirësi. Kërko arsyet.