Sistemi borderline

Autor:Pierre Nantas dhe Patrick Menu ISBN: 978-99943-0-697-8 Kolana: Përktheu: Klarita LagjiNr. faqe: 138Viti i botimit: 2023 Çmimi: 1000 Lekë

Kërcënime për vetëvrasje, sakrifikim fizik i vetes, shpërthime nervash në mënyrë të përsëritur… jeta me një person borderline është një dramë thuajse e përditshme.
Duke ilustruar me shembuj dhe dëshmi të shumta të mbledhura në gati njëzet vjet pranë personave borderline, autorët e këtij libri kanë zgjedhur të përdorin një stil të zhveshur qëllimisht nga referencat psikiatrike. Përgjatë kapitujve të ndryshëm, ata shpjegojnë se si dhe përse historia familjare, ngjarjet stresuese të përjetuara nga nëna gjatë shtatzënisë dhe sidomos orët e para dhe tri vitet e para pas lindjes kanë mundur të jenë vendimtare për psikikën e fëmijës dhe kanë krijuar skenarin në pesë akte të një drame bashkëkohore.

Ky punim sjell një mesazh shprese. Faktikisht, falë kujdesit të duhur të ofruar nga struktura dhe terapistë të specializuar, çrregullimi i personalitetit i personit borderline mund të shërohet, me kushtin e vetëm që të arrihet të thuret dhe të zhvillohet rreth individit që vuan një aureolë dashamirësie dhe dashurie, ku të afërmit e tij, të informuar dhe të mbështetur, përbëjnë elementin themelor.

Pierre Nantas është psikoterapist i diplomuar në Shkollën parisiane të Gestalt. Kryetar themelues i Shoqatës për promovimin dhe formimin në fushën e psikoterapisë të gjendjeve kufitare (AFORPEL), ai është i specializuar në psikoterapinë e çrregullimit të personalitetit borderline dhe të patologjive që lidhen me të.

Patrick Menu është mjek psikiatër i specializuar në trajtimin e personalitetit borderline dhe të sëmundjeve të tjera shoqëruese. Ish-shef klinike i Spitaleve të Parisit, i diplomuar në Master të neuroshkencave, ai ndjek pacientët në kabinetin e tij në Paris dhe ushtron gjithashtu profesionin edhe në klinikën Villa des Pages në Vésinet (78110).

Ky libër u botua me mbështetjen financiare të shoqatës zvicerane AMEDA.