Shpirti

Autor:Brian Weiss ISBN: 978-99943-0-197-3 Kolana: Përktheu: Timo FllokoNr. faqe: 200Viti i botimit: 2011 Çmimi: 900 Lekë

Brian L. Weiss  – doktor në mjekësi.

Autor  i  “Përmes kohës, drejt shërimit” dhe “Një shpirt, shumë  trupa”.

 

Një libër i jashtëzakonshëm për rimishërimin dhe jetët e shkuara, mishëruar në të njëjtin trup, atë të Katerinës, pacientes së dr. Brian Weiss-it. Një histori plot mister e të panjohura e aq shumë të përfolurës teori e rishpirtërimit, që të fal shpresë për të nesërmen.

 

Si një psikoterapist tradicional, dr. Brian Weiss-i mbeti i habitur dhe gjithashtu skeptik, teksa njëra nga pacientet e tij nisi të kujtonte trauma jetësh të shkuara, që dukej se mbartnin çelësin e maktheve të saj të vazhdueshme dhe goditjet e panikut. Befas, skepticizmi i tij u davarit, kur ajo nisi të përcillte mesazhe nga “hapësira midis jetëve”, të cilat përmbanin të vërteta për familjen dhe djalin e vdekur të dr. Weiss-it. E duke përdorur terapinë për jetët e shkuara, ai pati mundësi ta kuronte pacienten e të niste eksplorimin e një tjetër faze kuptimplote të karrierës së tij.

 

 

“Ky është rrëfimi thellësisht tronditës i zgjimit të papritur shpirtëror të një njeriu. Ky libër, dukshëm tejet kurajoz, i hapi shtegun një martese mes shkencës dhe metafizikës. Një lexim shumë i dobishëm për një botë të uritur në kërkim të shpirtit.” – Jeanne Avery, autor i “Astrologjia dhe jetët e tua të shkuara”.

 

“Një histori reale që thekson efektivitetin e terapisë së jetëve të shkuara. Ky libër do të hapë shumë dyer për ata që nuk e kanë vlerësuar kurrë ekzistencën e teorisë së rimishërimit.” – Richard Sutphen, autori i “Jetë të shkuara, dashuritë e së ardhmes” dhe “Ju u rilindët sërish për të qenë së bashku“.