KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike4
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë162
- Biografi & Kujtime19
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane48
- Letërsi Europiane201
- Letërsi Hispanoamerikane20
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj43
- Poezi35
- Shkrimtarë Nobelistë17
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë31
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
- 20
Shtatë leksione të shkurtra fizike
“Në rini, Albert Ajnshtajni e kaloi një vit duke u endur kot, pa bërë gjë prej gjëje. Po nuk e çove kohën dëm nuk arrin dot asgjë, gjë që për fat të keq prindërit e adoleshentëve shpesh e harrojnë. Ndodhej në Pavia. Iu bashkua familjes pas braktisjes së studimeve në Gjermani. Ishte fillimi i shekullit dhe Italia po hidhte hapat e parë të revolucionit industrial. I ati, inxhinier, instalonte centralet e para elektrike në ultësirën padane. Alberti lexonte Kantin dhe kur i shkrepte në kokë ndiqte leksionet në Universitetin e Pavias: për zbavitje, pa qenë i regjistruar dhe pa iu nënshtruar provimeve. Kështu bëhesh me tërë mend shkencëtar.”
“Ekzistojnë kufij, aty ku mësojmë, dhe digjet dëshira jonë për dije. Ndodhen në thellësitë më të imëta të indit hapësinor, në origjinën e kozmosit, në natyrën e kohës, në pashmangshmërinë e vrimave të zeza, dhe funksionimin e vetë mendimit tonë. Këtu, në bordin e asaj që dimë, në kontakt me oqeanin e asaj që nuk dimë, vezullojnë misteri i botës, bukuria e botës, dhe na lënë pa frymë”. I tillë është parakushti i këtyre “leksioneve të shkurtra”, që na prijnë udhë, me transparencë të admirueshme, përmes disa etapave të pashmangshme të revolucionit që tronditi fizikën në shekullin XX dhe vazhdon ta tronditë sot e gjithë ditën; duke filluar nga teoria e relativitetit të përgjithshëm të Ajnshtajnit dhe mekanikës kuantike deri në çështjet e hapura që kanë të bëjnë me arkitekturën e kozmosit, grimcat elementare, gravitetin kuantik, natyrën e kohës dhe të mendjes.” – Carlo Rovelli
Teoricien fizikan, anëtar i Institutit universitar të Francës dhe i Akademisë ndërkombëtare të filozofisë së shkencave, Carlo Rovelli është përgjegjës i Ekipit të Gravitetit kuantik të Qendrës së fizikës teorike të Universitetit Aix-Marseille. Ka botuar, ndër të tjera, Çfarë është shkenca, Revolucioni i Anaksimandrit (2011) dhe Realiteti nuk është ashtu si duket. Struktura elementare e gjërave (2014).