Shtëpia e gjelbër

Autor:Mario Vargas Llosa ISBN: 978-99943-0-691-6 Kolana: Gjinia: Nr. faqe: 458Përktheu: Nasi Lera Çmimi: 1500 Lekë

Qyteti i Piurës, në veri të Perusë, me pyllin e virgjër që e rrethon, është kuadri i kësaj “komedie njerëzore” që gëlon nga personazhe, ngjarje intime dhe aventura të mëdha. Është historia e një qendre të vogël province dedikuar bujqësisë dhe tregtisë së gjase së gjallë, e cila shndërrohet në një qytet të madh e të zhurmshëm modern, me fabrika, qiejgërvishtës dhe automobila. Shtëpia e gjelbër është bordelloja që buronte nga Mangacheria, një grumbull kasollesh në kufi të qytetit, një farkëtim shumëngjyrësh racash dhe mizerjeje, i destinuar për t’u bërë një periferi e qelbur. Një vend sa i vërtetë po aq edhe mitik, që Vargas Llosa evokon përmes mjeteve që ia jep mitologjia popullore e përmes personazheve të tij: don Anselmos, Garcias, doktor Zevallosit, Santera Domitillas.

 

“Mario Vargas Llosa është pa dyshim një nga shkrimtarët më të mëdhenj jo vetëm të Amerikës Latine, por të mbarë botës.”

“Romanin Shtëpia e Gjelbër mund ta shkruante vetëm një shkrimtar gjeni si Mario Vargas Llosa.”

“Mario dhe Gabo (Gabriel Garsia Markez) – dy diej për një kontinent.”

“Mario Vargas Llosa do të mbetej i pavdekshëm, qoftë edhe sikur të kishte shkruar vetëm romanin Shtëpia e Gjelbër”.

“Një nga shkrimtarët më të përkthyer dhe më të lexuar në botë.”

 

Mario Vargas Llosa u lind më 1936 në Arequipa të Perusë. Romanet e tij më të njohura janë: “Qyteti dhe qentë”, “Bisedë në katedrale”, “Pantalemoni dhe vizitorët”, “Teze Julia dhe shkresaxhiu”, “Lufta e fundit të botës”, “Historia e Maitës”, “Kush e vrau Palomino Moleron?”, “Orgjia e përjetshme”, “Kohë të vështira” etj. Këto dhe veprat e tjera të shkruara prej tij e kanë bërë shkrimtarin peruan të fitonte një Çmim Nobel shumë të merituar.