Zotat dhe mitet e Egjiptit të lashtë

Autor:Robert A. Armour ISBN: 99943-33-69-0 Kolana: Gjinia: , , Nr. faqe: 240Përktheu: Vjollca LisiViti i botimit: 2006 Çmimi: 800 Lekë

Robert Armour është profesor i gjuhës angleze në Virginia Commonwealth University. Ky libër për mitet e Egjiptit, që është i njohur gjerësisht nga një brez lexuesish, tani paraqitet i plotësuar me 50 foto të egjiptologut Edwin Brock dhe vizatimet e Elisabeth Rodenbeck, që i paraqesin zotat me pamjen e tyre karakteristike. Robert Armour dallohet për një stil të fortë narrativ, të ndërthurur me komente ilustruese në përcjelljen e miteve të lashta egjiptiane, duke përfshirë këtu edhe atë të perëndisë së diellit Ra, historinë tragjike të Isis-it dhe Osiris-it. Tashmë i pajisur me një bibliografi bashkëkohore dhe me një shtesë të re, libri do të pasurojë njohuritë e një brezi të tërë lexuesish.