Në pritje të një bebeje

Autor:Orion Gliozheni ISBN: 978-99943-0-280-2 Kolana: Nr. faqe: 248Viti i botimit: 2012 Çmimi: 2500 Lekë

Në pritje të një bebeje / Udhërrëfyes për gruan shtatzënë

Libri flet për një nga ngjarjet më emocionuese që një çift kalon gjatë jetës së tij, atë të lindjes së një fëmije. Ai është një guidë e plotë mbi shtatzëninë dhe problemet e saj. Libri është ndërtuar në formën e pyetjeve e përgjigjeve, të cilat sqarojnë të gjitha dyshimet e të panjohurat që prindërit e ardhshëm kanë nevojë të dinë, për të jetuar shtatzëninë në mënyrën e duhur dhe për të përgatitur sa më mirë e me qetësi ardhjen e bebes së tyre.

Me informacionin e bollshëm bashkëkohor, ai do t’ju shoqërojë gjatë gjithë shtatzënisë suaj, që nga momenti që keni mbetur shtatzënë, javët e para e deri në momentin e lindjes. Ai do t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve mbi zhvillimin e shtatzënisë, shëndetin tuaj dhe atë të fëmijës, ndjekjen mjekësore, ushqyerjen, lindjen dhe javët e para pas lindjes. Këshillat praktike janë fryt i një eksperience të gjatë të autorit në këtë fushë. Ato do t’ju ndihmojnë për të zgjeruar njohuritë tuaja dhe për të bërë zgjedhjet e duhura në çdo hap të shtatzënisë apo lindjes.