Zgjerimi

Autor:Robert Menasse ISBN: 9789994307319 Kolana: Gjinia: Nr. faqe: 688Përktheu: Irena Nasi HitlViti i botimit: 2024 Çmimi: 1800 Lekë

Rrugët e dy „vëllezërve gjaku“, të lidhur përmes një betimi të dhënë në luftën e fshehtë polake kundër regjimit komunist, ndahen pas shpërbërjes së ushtrisë së ilegalitetit. Njëri, Mateuzci, bën karrierë në politikë dhe arrin të zgjidhet Kryeministër i Polonisë. Tjetri, Adami, bën karrierë në Komisionin Europian pas aderimit të Polonisë në BE-në dhe punon në Drejtorinë e Përgjithshme të Zgjerimit në Komisionin Europian. Ajo që dikur ishte një lidhje e fortë, shndërrohet në një armiqësi të papajtueshme të dimensioneve europiane. Të dy takohen sërish në një lundrim me anijen SS Skënderbeu të organizuar nga kryeministri shqiptar, ku ishin ftuar krerët e qeverive të shteteve ballkanike, ministrat e jashtëm të BE-së dhe përfaqësues nga Bashkimi Europian. Ajo që ndodh më pas, del jashtë kontrollit.

Konflikti politik mes dy vëllezërve të gjakut është vetëm korniza, brenda së cilës zhvillohen një mori fatesh, planesh të guximshme dhe përpjekjesh të mëdha jetësore, të cilat vihen në provë derisa përballja ndodh në terrenin e lëkundur të një anijeje turistike shqiptare.

 

„Në romanin Kryeqyteti Robert Menasse gjen ekuilibrin në një litar të ngushtë që shtrihet ndërmjet një romani të verdhë dhe një romani shoqëror.“

Süddeutsche Zeitung

„Një deklaratë e jashtëzakonshme dashurie ndaj Europës dhe njëkohësisht një këndvështrim i brendshëm i Komisionit Europian, i hulumtuar në mënyrë të shkëlqyer.“

Denis Scheck, Der Tagesspiegel

 

Me romanin e tij të ri, i cili trajton politikën e zgjerimit të Bashkimit Europian, Robert Menasse ka krijuar një kaleidoskop brilant që lidh ngjarjet botërore dhe fatet individuale në mënyrë të shumëanshme: i zgjuar, mendjemprehtë, me largpamësinë e nevojshme dhe një dozë të shëndetshme marrëzie.

 

Robert Menasse, ka lindur në Vjenë në vitin 1954, ku edhe jeton si romancier dhe eseist.

Ai ka botuar romanin Kryeqyteti, i cili do të vijë edhe në shqip dhe në vitin 2017 u nderua me Çmimin Europian të Letërsisë, që u pasua nga romani Zgjerimi, si një vazhdim i tij.