Video
Jemi njerëz apo qenie dixhitale? Bashkëbisedimi mes shkrimtarëve McEwan dhe Alessandro Baricco
Jemi në fillim të shekullit të shkuar. Nusja e ardhshme është e re, e ardhur nga larg, dhe Familja e pret, thuajse hutimthi, në banesën elegante jashtë qytetit. Biri nuk është, ndodhet larg, duke u kujdesur për mbarëvajtjen e ndërmarrjes së begatë tekstile. Dërgon dhurata kaba. Dhe Nusja e pret brenda zakoneve të pacenuara dhe rituale të shtëpisë, sidomos vaktet pa fund dhe aq të pasura të mëngjesit. Ka në këto orë të ditës një eksitim, një gaz, një hare në përpjesëtim të drejtë me ankthin, angështinë e orëve të natës, gjatë të cilave, kështu thotë legjenda, burra e gra të familjes kanë vdekur në vijimësi. Mazhordomi Modesto sillet qark, i përpiktë, për të siguruar ritmet e bashkësisë. Ungji vepron dhe merr vendime pas vellos së një gjumi që nuk i shqitet për kiamet as gjatë ndeshjeve të tenisit. Babai, i urtë e i patundur, zbret në qytet çdo të enjte. Bija lufton kundër makthit të natës. Nëna jeton në hijen e bukurisë së saj mitologjike. Duket se strumbullari i gjithçkaje është pritja e Birit. Dhe në atë pritje tërë personazhet rreken të shpëtojnë.