Vajza që luante me zjarrin

Autor:Stieg Larsson ISBN: 978-99943-0-184-3 Kolana: Gjinia: , , Nr. faqe: 516Viti i botimit: 2010Përktheu: Alina Karaulli Çmimi: 1200 Lekë

Mikael Blomkvisti rikthehet fitimtar në drejtimin e “Millennium”-it, i gatshëm të nxjerrë një numër special për një trafik prostitucioni nga vendet e Lindjes. Lisbeth Salanderi, gjeni kompjuterësh dhe grua me bindje krejt të pavarura, nuk harron dhe nuk fal. Çështja paraqitet tepër e mprehtë dhe shpërthyese: denoncimi përfshin një sistem të tërë dhune dhe nuk kursen policë, gjykatës dhe politikanë, deri dhe përfaqësues të shërbimeve sekrete. Por, pak kohë para se revista të shkojë në shtyp, një vrasje e trefishtë bllokon publikimin e saj dhe shpërthen një gjueti e vërtetë shtrigash: vëmendja e policisë dhe e medieve kombëtare përqendrohet te Lisbetha, tashmë e dyshuara kryesore. Blomkvisti hap një hetim për të sqaruar përgjegjësinë e Lisbethit, “gruas që urrente burrat që urrenin gratë”. Është ajo protagonistja e këtij romani të dytë të trilogjisë “Millennium”, një libër drithërues, që bashkë me intrigën djallëzore, ndërthur një përshkrim therës të shoqërisë moderne, me kontradiktat dhe devijimet, duke na dhuruar përmes Lisbeth Salanderit një personazh femëror unik, mallëngjyes dhe të paharrueshëm.