KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike3
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë161
- Biografi & Kujtime17
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane48
- Letërsi Europiane195
- Letërsi Hispanoamerikane20
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj42
- Poezi32
- Shkrimtarë Nobelistë17
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë31
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
- 20
Turqizmat dhe semantika e tyre në fjalorët e shqipes
Doc. Dr. Lindita Latifi (Xhanari) është pedagoge në Departamentin e Gjuhës Shqipe të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë së Universitetit të Tiranës. Ajo punon prej vitesh në fushën e marrëdhënieve të shqipes me gjuhën turke, arabe dhe perse. Studiuesja Latifi është pjesëmarrëse e dhjetëra Konferencave shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, brenda dhe jashtë vendit, duke kontribuar kështu me kumtime shkencore, veçanërisht në fushë të marrëdhënieve të gjuhëve të Ballkanit me gjuhët orientale.
Ajo ka një përvojë të gjatë pune si pedagoge e
Morfologjisë së gjuhës shqipe dhe në mësimdhënien e gjuhës shqipe për të huaj në Universitetin e Tiranës. Gjithashtu, ka punuar si lektore e gjuhës shqipe në Università degli Studi di Palermo (Itali), gjatë
periudhës 2002-2004, si dhe në Trakya Üniversitesi (Turqi), gjatë periudhës 2007-2009.
Botime të tjera të autores:
Tekst ushtrimesh (Morfologji e gjuhës shqipe), 2005
Monografi: Mbi huazimet turke në gjuhën shqipe, krahasuar me gjuhët e tjera të Ballkanit, 2006