KOLANA
Gjembi dhe trëndafilat
Lindur e rritur në vitet e diktaturës, Mira 15-vjeçare përdhunohet në mënyrë çnjerëzore nga Sekretari i Partisë së shkollës. Kalon, njëkohësisht, tmerrin e përdhunimit, përçmimin e opinionit, që e quan atë fajtore, dhe ndarjen me forcë nga e vetmja krijesë që solli në jetë. Është vështirë që t’i kuptosh vitet e diktaturës po të mos i kesh jetuar.
Mira u përpoq, me të gjitha forcat, t’i mbijetojë atij Gjembi të errët, që shqiptarët e përjetuan për 50 vite radhazi, duke pritur të shohin dritën në fund të tunelit. Ajo mbolli mirësi tek shumë njerëz e, më në fund, e gjeti dashurinë e vërtetë të saj. Kur diktatura ra, Mira, me hidhërim, vuri re se ish- komunistët e vjetër ishin “shndërruar” në “demokratë” të flaktë dhe se tranzicioni në Shqipëri nuk kishte të sosur.