Trojanet

Autor:Euripidi ISBN: 978-99943-0-095-2 Kolana: Gjinia: Nr. faqe: 80Përktheu: Romeo ÇollakuViti i botimit: 2009 Çmimi: 400 Lekë

“Trojanet” është njëra prej nëntëmbëdhjetë veprave dramatike të Euripidit, që kanë mbërritur të plota deri në ditët tona. E shkroi në prag të pleqërisë dhe e vuri në skenë në vitin 415, vetëm pak muaj pas një mësymjeje gjakatare që kishin ndërmarrë athinasit ndaj ishullit të Milos, ngjarje që nuk mund të mos ia trazonte ndërgjegjen një armiku të betuar të dhunës, siç ishte Euripidi, që, për të dënuar aktin barbar të bashkëqytetarëve të tij, do të zgjidhte alegorinë e shkatërrimit të Trojës. Duke ballafaquar përmasat e tragjedisë trojane me vlerën e paçmueshme të jetës njerëzore, ai ka njëzet e pesë shekuj që i qorton ashpër hyjnitë për vullnetet e tyre shpeshherë të mbrapshta.