Video
Jemi njerëz apo qenie dixhitale? Bashkëbisedimi mes shkrimtarëve McEwan dhe Alessandro Baricco
“Do të takohen tri herë, por çdo herë do të jetë e vetmja, e para dhe e fundit.”
– Ejani, ju thashë!
– Pse?
– Shikoni jashtë, ka zbardhur agimi.
– Po pastaj?
– Është koha që të ktheheni në shtëpi për të fjetur.
– Ç’hyn ora këtu, unë nuk jam fëmijë.
– Nuk është çështje orësh, është çështje drite.
– Ç’dreqin thoni?
– Është drita e duhur për t’u kthyer në shtëpi, është bërë enkas për atë.
– Drita?
– Nuk ka dritë më të mirë për t’u ndier i pastër. Shkojmë!
Alessandro Baricco ka lindur në vitin 1958. Ka shkruar ese dhe romane që janë përkthyer në mbarë botën.
Shënim: Ky projekt u realizua me ndihmën e Komisionit Europian.
Në këtë libër paraqiten vetëm pikëpamjet e autorit dhe Komisioni nuk mban asnjë përgjegjësi për përdorimin e informacionit që përmban brendia e tij.