Të lirë

Autor:Lea Ypi ISBN: 978-99943-0-656-5 Kolana: Gjinia: , Nr. faqe: 312Viti i botimit: 2021 Çmimi: 1400 Lekë

“Kuptimi i lirisë nuk kishte qenë kurrë në mendimet e mia deri ditën që përqafova Stalinin. Ashtu nga afër, Stalini m’u duk më i gjatë se ç’e prisja”.

“Një vogëlushe rritet nën shtypjen e një shteti komunist, ku të vërtetat publike pranohen lumturisht, ndërsa ato private fshihen. Kur kjo botë nis e shkërmoqet, ajo duhet t’i gjejë kuptim vetë jetës, duke u mbështetur në këshilla kontradiktore, informacione të copëtuara dhe, mbi të gjitha, në kureshtjen e saj kokëfortë. Ky libër kujtimesh fëmijërie – si shumë pak të tjerë – të zhyt në mendime dhe është i shkruar mrekullisht, me humor, ndjeshmëri dhe vëzhgim të mprehtë – një libër vërtet magjepsës”.  – Noel Malcolm, autor i librit “Agjentë Perandorakë”

 

“Të lirë” është një nga ata libra shumë të rrallë që tregojnë sesi historia formëson jetët njerëzore dhe politikat e tyre. Lea Ypi është një shkrimtare kaq e shkëlqyer dhe kaq e fuqishme, saqë historia e saj bëhet historia jote”. – Ivan Krastev, autor i librit “Drita që u shua”.

Lea Ypi është profesore e Teorisë Politike në London School of Economics. Libri i saj i parë për publikun e gjerë, “Të lirë”, po përkthehet në mbi 15 gjuhë të botës.