Simboli i humbur

Autor:Dan Brown ISBN: 978-99943-0-147-8 Kolana: Nr. faqe: 624Përktheu: Taqo TrajçeViti i botimit: 2010 Çmimi: 1300 Lekë

ÇFARË KA HUMBUR… DO TË GJENDET.

 

Në këtë roman të ri tronditës, pas dukurisë globale “Kodi i Da Vinçit”, Dan Brown-i demonstron edhe një herë pse është shkrimtari më i njohur në botë. “Simboli i humbur” është një rrëfim mjeshtëror, një rendje për jetë a vdekje përmes një labirinti të botës së njëmendtë të kodeve, sekreteve dhe të vërtetave të padukshme… të gjitha nën syrin vëzhgues të kriminelit më të tmerrshëm që Brown-i ka krijuar deri më sot. I vendosur brenda dhomave të fshehta, tuneleve dhe tempujve të Uashingtonit, D.C., “Simboli i humbur” zhvillohet me shpejtësi në një mjedis befasues dhe shkon drejt një përfundimi të papërfytyrueshëm.

 

Rrëfimi nis me simbologun e njohur të Harvardit, Robert Langdonin, i cili merr një ftesë të papritur për të dhënë një leksion në ndërtesën e Kapitolit të Shteteve të Bashkuara. Por, pak minuta pas mbërritjes së tij, nata merr një kthesë të çuditshme. Një objekt shqetësues – i koduar mjeshtërisht me pesë simbole – zbulohet në ndërtesën e Kapitolit. Langdoni e njeh objektin si një ftesë antike… që synon ta çojë marrësin e saj në një botë të urtësisë ezoterike, të humbur kohë më parë.

 

Kur mentori i dashur i Langdonit, Piter Solomoni – një mason e filantrop i mirënjohur – rrëmbehet brutalisht, Langdoni e kupton se e vetmja shpresë për ta shpëtuar atë është ta pranojë ftesën mistike dhe të shkojë kudo që ta shpjerë ajo. Në çast, Langdoni gjendet i zhytur në një botë të fshehtë të sekreteve masone, të historisë së panjohur e të vendeve të papara ndonjëherë dhe të gjitha ato duket se e tërheqin drejt një të vërtete të vetme, të pabesueshme.

Siç e zbuloi bota te “Kodi i Da Vinçit” dhe “Engjëj dhe djaj”, romanet e Dan Brown-it janë tablo të shkëlqyera të historive të fshehta, të simboleve të mistershme dhe të kodeve enigmatike. Në këtë roman të ri, ai përsëri i sfidon lexuesit me një rrëfim të zgjuar e me ritëm marramendës, që paraqet befasi në çdo kthesë. “Simboli i humbur” është pikërisht ajo çka kishin pritur admiruesit e Brown-it… romani i tij më drithërues deri tani.

 

Libra të tjerë nga Dan Brown:

Mashtrimi i madh

Kodi i Da Vinçit

Engjëj dhe djaj

Diabolus

Ferri

Origjina