KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike3
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë161
- Biografi & Kujtime17
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane48
- Letërsi Europiane195
- Letërsi Hispanoamerikane20
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj42
- Poezi32
- Shkrimtarë Nobelistë17
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë31
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
- 20
Klienti
Marku gjendet i mbërthyer në mes të një sistemi ligjor të çmendur dhe një vrasësi mafioz, që vepron i dëshpëruar për të mbuluar krimin e tij. E vetmja aleate e tij është një grua e quajtur Regi Lov që kishte vetëm katër vjet punë si avokate. Prokurorët janë të gatshëm të thyejnë çdo rregull për ta bërë Markun të flasë. Asgjë nuk do ta ndalonte mafien për t’ia mbyllur gojën. Dhe Regi do të bëjë gjithçka për të mbrojtur klientin e saj, madje duke vënë në lojë edhe jetën e të dyve.
“Na detyron të kridhemi në mendime… I magjishëm… Xhon Grisham vazhdon të na tundojë me çdo krijim të tij të ri. Romani i tij i fundit, “Klienti”, ka një ndërthurje të mençur, të tërheq me zgjuarsi në brendi dhe është mjaft prekës. Ai na paraqet një hero të ndryshëm e tërheqës: një djalë të vogël njëmbëdhjetëvjeçar. Mark Suei është i paharrueshëm… Çdo gjë tingëllon kaq e vërtetë, që nga personazhet kryesore deri tek ata më dytësorë skalitur plot ngjyrime e në sfondin e një sistemi të korruptuar drejtësie.” – The Milwaukee Journal
“Të rrëmben e të bën për vete… I vetëm në llojin e vet… Deri tani libri i tij më i mirë.” – Cosmopolitan
“Dëshira për të mësuar se çfarë vjen më pas, të bën të kalosh me padurim te faqja tjetër. Xhon Grisham është një mjeshtër i vërtetë i ndërtimit të ngjarjeve të ethshme.” – The Washington Post
“Me “Klientin” Xhon Grishami është në nivelin e tij më të mirë.” – The Atlanta Journal