KOLANA
Më në fund gjykatës
Në vitin 1970, njëra nga gazetat më të suksesshme javore, The Ford County Times, falimenton. Për habinë e të gjithëve, pronësia e kësaj gazete i kalon një 23-vjeçari të përjashtuar nga universiteti, Uilli Treinërit.
Perspektiva e gazetës duket e zymtë, deri në kohën kur një nënë e re përdhunohet brutalisht nga një vrasës që i përket familjes famëkeqe të Pexhitëve. Me të rrëfyer Uilli Treinëri aktin e shëmtuar deri në hollësi, gazeta fillon të ecë. A do të gjykohet i paprekshmi Deni Pexhit? A është burgimi i përjetshëm në të vërtetë i tillë në Misisipi, sidomos për Pexhitët? Cili do të jetë gjykatësi i fundit i çështjes?