Shpërbërja e kombeve

Autor:Robert Cooper ISBN: 978-99943-0-227-7 Kolana: Gjinia: , , Nr. faqe: 256Përktheu: Ilir GjoniViti i botimit: 2011 Çmimi: 1000 Lekë

“Robert Cooper është një studiues e diplomat i spikatur i Europës. Vizioni kurajoz i tij për të ardhmen e Europës dhe Shteteve të Bashkuara dallohet për mençurinë dhe idealizmin të admirueshëm. Ky libër i shkruar në një stil brilant e përcjell bashkëbisedimin transatlantik në një fazë të re”. – Robert Kagan, autor i ‘Parajsa dhe pushteti’

“Një pjesëz e kohës sonë nga njëri prej vëzhguesve më të mprehtë europianë të politikës ndërkombëtare, që mbështetet në përvojën e tij si diplomat dhe këshilltar për politikën e jashtme. Përfundimet e tij mbi përgjegjësitë ndërkombëtare të Europës ngrenë çështje që duhet t’i adresojnë të gjitha qeveritë europiane.” – Profesor William Wallace, London School of Economics

“Një vepër madhore: jo vetëm që është një përpjekje e shkëlqyer dhe e suksesshme për të vendosur rend intelektual në kaosin e shekullit të njëzetenjëtë, por është një kujtesë e fuqishme se e ardhmja e Europës varet nga mënyra se si e ndërtojnë atë liderët e saj; asgjë nuk është e paracaktuar.” – François Heisbourg, Instituti Ndërkombëtar i Studimeve Strategjike

“Mosmarrëveshjet transatlantike mbi Irakun duket se vërtetuan verdiktin e famshëm të Robert Cooper, sipas të cilit “amerikanët janë nga Marsi, ndërsa europianët nga Venusi.” A ka ndonjë farë mënyre për t’i sjellë në një linjë këto planete? Nëse është dikush që mund ta bëjë këtë, ky është Robert Cooper, diplomat i lartë britanik, i cili e nisi karrierën e tij duke shërbyer si një nga këshilltarët më të ngushtë të politikës së jashtme të Toni Blerit, deri tek shërbimi për Havier Solanën, i ashtuquajturi ministri i Jashtëm i Bashkimit Europian…

“Shpërbërja e kombeve” është në thelb një përpjekje për të krijuar ura lidhëse mes ndarjes që ekziston ndërmjet pushtetit të butë dhe atij të fortë. Të dyja këto, na sugjeron ai në këtë përmbledhje esesh të shkurtra dhe elegante, janë të nevojshme në botën e sotme kaq të koklavitur.” – Max Boot, New York Times

“Shpërbërja e kombeve’ ofron një interpretim të thellë të dilemës së sotme globale… Cooper bën një apel provokues për një imperializëm të ri perëndimor, i cili është në harmoni me të drejtat e njeriut dhe vlerat kozmopolite… Ia vlen për një debat serioz.” – G. John Ikenberry, Foreign Affairs