KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike4
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë162
- Biografi & Kujtime19
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane48
- Letërsi Europiane201
- Letërsi Hispanoamerikane20
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj43
- Poezi35
- Shkrimtarë Nobelistë17
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë31
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
20
Të emërtosh dhe të klasifikosh në Ballkan
Ky libër shqyrton procesin e emërtimit të vendeve dhe popullsive në Ballkanin e ditëve të sotme. Përgjatë dy dekadave të fundit, vendeve të rajonit u kanë dalë përpara sfida që kanë të bëjnë me emërtimet kolektive: nevoja për të emërtuar shtetet e reja të dala nga shpërbërja e Jugosllavisë, afirmimi identitar i minoriteteve etnike apo kombëtare, si edhe dalja në skenë e kategorive të reja të popullsisë. Duke filluar nga Rumania e deri në Greqi, nga Turqia e deri në Kroaci, tekstet e përfshira në këtë libër synojnë të shpjegojnë këto procese në kontekstin ballkanik. Katër janë temat kryesore që kanë tërhequr vëmendjen e studiuesve në këtë libër: emërtimi i “vllehëve”, që janë një popullsi e shpërndarë në krejt gadishullin, por që është e lëvizshme dhe e vështirë për t’u dalluar; emërtimi i grupeve minoritare ose të dala nga gjiri i emigracionit në Greqi; politikat toponimike të përpunuara në shekujt XIX dhe XX në vendet e rajonit; nocioni i autoktonisë dhe artikulimi i tij përmes emërtimit të vendeve dhe grupeve të njerëzve.