Rrëfim për një djalë

Autor:Nick Hornby ISBN: 978-99943-33-79-8 Kolana: Gjinia: Nr. faqe: 312Përktheu: Rezarta ReimanViti i botimit: 2006 Çmimi: 800 Lekë

Një roman mbi beqarët, baballarët, nënat dhe fëmijët të cilët ndonjëherë nuk e kanë të lehtë, por gjithsesi nuk e lënë veten të dorëzohen. Humori i hollë i Hornby-it dhe dashuria e tij e prekshme për kulturën pop e shndërrojnë “Rrëfim për një djalë” në një kënaqësi të vërtetë leximi.

Nick Hornby ka lindur në vitin 1957. Studimet i ka kryer në Kembrixh dhe fillimisht ka punuar si mësues. Pas suksesit të romanit “Fever Pitch” i është përkushtuar tërësisht të shkruarit. Me romanet e tij të mëvonshme ka vijuar të ketë sukses të paimagjinueshëm dhe tashmë konsiderohet si një autor kult. Suksesin e librave të tij e kanë pasur edhe ekranizimet e tyre.

 “Anglezi Nick Hornby është shkrimtari të cilin e kanë pritur të gjithë. Ai rrëfen me mjeshtëri histori jetësore duke përdorur një gjuhë që vjen nga e përditshmja ashtu siç e përjetojmë të gjithë.”FAZ

“Rrëfim për një djalë” do t’i lumturojë fansat e shumtë të Hornby – it.” The Sunday Times