KOLANA
Rrathë – Circles
Lindur në Tiranë, Shqipëri, Kleitia Vaso u shpërngul në Athens, Xhorxhia, SHBA në vitin 1996 bashkë me familjen e saj. Aty përfundoi studimet e shkollës së mesme si edhe programet Bachelor (2004) dhe Master (2009) në fushën e Letërsisë Krahasuese në Universitetin e Xhorxhias. Në vitin 2011, u kthye në Tiranë, ku për disa vjet ishte lektore në lëndën e Anglishtes dhe Shkrimit Akademik në Universitetin Polis. Në vitin 2016, interesat a saj akademike dhe letrare e shpërngulën në Sopot, Poloni, për të ndjekur studimet e doktoraturës në Letërsinë Krahasuese në Universitetin e Słupskut, të cilat i përfundoi në vitin 2021. Aktualisht, jeton në Tiranë, ku jep mësim në University of New York Tirana, si edhe përkthen. Vëllimi i saj i parë me ese, i titulluar Fluturim/Flight, është një përmbledhje dygjuhëshe e botuar në Tiranë, në vitin 2017.